Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka përkujtuar veprimtarin e LDK-së, anëtarin e kryesisë së LDK-së në Skenderaj, Haki Imerin.
Ai për të tha se ishte një prej veprimtarëve që dha një kontribut për çështjet kombëtare, përcjell portali arbresh.info.
“Haki Imeri ishte një prej veprimtarëve i cili dha kontribut për çështjet kombëtare por gjithashtu si njohës i shumë gjuhëve të huaja, drejtpërdrejt raportoi në demaskimin e propagandës serbe anti-shqiptare, para mediave ndërkombëtare. Hakiu dha kontribut të veçantë në shtyllën e arsimit shqip dhe në pajtimin e gjaqeve bashkë me shumë intelektualë, ndër ta Anton Qetën dhe Idriz Rrecin. Lidhja Demokratike e Kosovës do të u jetë mirënjohëse të gjithë aktivistëve të cilën në rrethana dhe kohëra të vështira dhanë kontribut për Kosovën”, ka thënë kryetari Mustafa./Arbresh.info/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë