Liderët politikë nderuan figurën e Isa Boletinit (Foto)

15:19 | 9 Qershor 2015
M. A.

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është vendosur arkivoli me eshtrat e Heroit Isa Boletini, ku bënë homazhe krerët me të lartë të institucioneve të Kosovës, deputetë e qytetarë.

Homazhet Isa Boletini (14)

Pranë arkivolit qëndruan familjarë të Isa Boletinit, ku ndër ta ishte stërnipi Gazmend Boletini dhe nipi Xhavit Boletini, të cilët pritnin me radhe vizitorët.

Të parët qe bënë homazhe ishin Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga Kryetari i Parlamentit, Kadri Velesi, të cilët mbajtën një minutë heshtje dhe vendosen kurora lulesh.

11391547_458283954346816_1946176029170043128_n

Pastaj homazhe bënë deputetët nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Homazhet Isa Boletini (6)

Me pas Heroin Kombëtar e nderuan edhe deputetët e AAK-së, por qe kreu i kësaj partie nuk ishte prezent.

Homazhet Isa Boletini (10)

Nga radhët e Vetëvendosjes, bënë homazhe kreu i kësaj partie, Visar Ymeri i shoqëruar nga Albin Kurti dhe deputetë të tjerë të kësaj partie.

11411709_10152773125342000_6060631041859505124_o
Homazhe bënë edhe Nisma për Kosovën dhe Deputetë nga PDK , si Adem Grabovci, Agim Çeku dhe disa deputet të tjerë nga kjo parti./m.Avdimetaj/arbresh.info/

Homazhet Isa Boletini (20)

 

Shpërndaje në rrjete sociale