Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, është deklaruar rreth fushatës ‘’ ‘’16 Ditë të Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, duke u shprehur i lumtur për nënshkrimin historik të Deklaratës së Përbashkët mbi Dhunën me Bazë Gjinore dhe Dinjitetin Njerëzor nga pesë udhëheqës fetarë të Kosovës, veprim të cilin ai ka thënë se e mirëpret.
Hargreaves ka deklaruar edhe se aleatët kundër dhunës në bazë gjinore, po ndërtojnë një shoqëri ku mbrohet dinjitet, dhe se fushata e lartpërmendur, ka të bëjë me riafirmimin e një angazhimi global dhe të përbashkët për barazinë dhe drejtësinë.
‘‘Së bashku, aleatët e Kosovës kundër DHBGJ-së po ndërtojnë një shoqëri ku dinjiteti mbrohet, barazia garantohet dhe dhuna nuk ka vend. Kjo fushatë nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e ndërgjegjësimit, por ka të bëjë me riafirmimin e një angazhimi global dhe të përbashkët për dinjitetin njerëzor, barazinë dhe drejtësinë’’, ka thënë ai.
Tutje, ai ka deklaruar edhe se, dhuna në bazë gjinore është pengesë për paqen dhe se dhunë e vërtetë është edhe ajo në internet.
‘‘Dhuna e bazuar në gjini është shkelje e të drejtave të njeriut, por është gjithashtu një pengesë për paqen dhe prosperitetin. Ne theksuam se dhuna në internet është dhunë e vërtetë’’, ka deklaruar ambasadori.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...