Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku, ka prezantuar sot drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliun.
Duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të këtij projekti strategjik për Shqipërinë, Balluku ka nënvizuar se procesi për ndërtimin e një porti të ri në afërsi të Durrësit ka filluar vite më parë dhe do të përfundojë para vitit 2030, si pjesë e strategjisë për zhvillimin e sektorit detar dhe vizionit të Shqipërisë 2020-2030.
Balluku theksoi se më 31 janar do të shpallet fituesi i garës për ndërtimin e Portit të Durrësit.
“Kemi ndjekur një proces të gjatë i cili do përfundoj para vitit 2030. Siç parashikohet në vizionin e Shqipërisë 20-30 në strategjinë për zhvillimin e sektorit detar. Kemi nisur prej kohësh, vitesh një plan zhvillimi të një porti të ri në afërsi të Durrësit.
Sot kemi rritur në fazën e fundit të përfundimit të projektit për ndërtimin e këtij porti. 5 kompani të huaja kanë garuar dhe më 31 janar kemi fituesin e garës për ndërtimin e portit të Durrësit. Për këtë arsye, drejtimi duhet të jetë në duar të mira, profesionale dhe që garantojnë transparencën. Kreshnik Bajraktari do marrë një detyrë të re që do e bëjmë me dije në ditët në vazhdim, stafetën do ia lë një tjetër kolegu të mirë, që e kam njohur në punë, Liburn Aliut.
Arkitekt në profesion, me një karrierë të gjatë në politikë, me dy mandate deputeti në Parlamentin e Kosovës, 4 vite ministër dhe një koleg i mirë i cili Kosovën dhe Shqipërinë i ka parë gjithmonë si treg i përbahskë i zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor”, deklaroi Balluku.
Balluku shpjegoi se porti i ri, i ndodhur në zonën e Porto Romanos, do të jetë një projekt madhor që do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën detare të vendit dhe do të shërbejë si një nga portet kryesore të Ballkanit Perëndimor. Ajo theksoi se ka pasur një plan zhvillimi të detajuar dhe mbështetje të rëndësishme nga kompani të njohura ndërkombëtare në sektorin detar.
“Që më pas, duhet vazhduar me negocimin e kontratës dhe synimin për të nisur kantierin e ndërt9imit të portit të ri në Porto Romano brenda 2026-ës.
Sipas llogaritjeve dhe dokumentacionit për 3 vite ky port duhet të jetë i dorëzuar dhe operativ. Në 2029 Shqipëria duhet të ketë të dorëzuar një pot në zonën e Porto Romanon, porti më i madh në Ballkanin Perëndimor i cili do i shërbejë Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës”, tha Balluku, duke shtuar se përfundimi i kantierit dhe nisja e operimit të portit të ri pritet të ndodhin brenda vitit 2029.
Ministrja Balluku theksoi gjithashtu rëndësinë e Portit të Durrësit në kontekstin e bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtarë, duke përmendur mundësinë që ky port të shndërrohet në një bazë të NATO-s, si pjesë e strategjisë për sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...