Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu i ka quajtur qesharake përgjimet e publikuara në të cilat pretendohet se ai është i përfshirë në korrupsion.
“U krijua një fluskë e madhe se qysh ka me dalë tash ministri në përgjim duke marrë pare ose duke i dhënë pare dikujt, ndonjë këshilltari të tij. Unë i njoh këshilltarët e mi”, tha Aliunë T7.
“Bëhej fjalë për Florent Ramqaj që është këshilltar për financa me presionin që duhet të dorëhiqej ose ta shkarkosh atë….pastaj kur e dëgjuam atë incizimin e famshëm i cili kërkonte orë të tëra interpretim, për me u dukë më serioz, doli një situatë qesharake”, tha ministri.
“Nuk doli asnjë lidhje me Florent Ramcaj”, tha Aliu.
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...