Njohësi i proceseve europiane, profesori Vigan Qorrolli, ka vlerësuar se agjenda europiane e Kosovës ka stagnuar për shkak të zhvillimeve të fundit.
Ai ka thënë se zgjerimi i Unionit Europian me anëtarë të rinj tani për tani është një mision i pamundur prandaj, sipas Qorrollit, edhe perspektiva Europiane e Kosovës është zbehur.
Në një intervistë për ‘Epokën e re’, ai ka thënë se, bazuar në gjendjen aktuale, liberalizimi i vizave është i vështirë se do të ndodhë në vitin 2017.
Sipas Qorollit, kushdo që emërohet në krye të Ministrisë së Integrimit Europian, liberalizimi i vizave prapë do të vonohet dhe do ë stopohet nga faktorët e jashtëm të cilët nuk kanë në disponim për t’ia dhënë Kosovës rrugën që e meriton.
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë