Vendimi i ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike ka ndikuar negativisht te bizneset e sektorit privat. Kështu u tha në konferencë për media nga Aleanca Kosovare e Bizneseve. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, theksoi se më këtë rast, liberalizimi i energjisë elektrike do t’i rëndojë edhe më shumë bizneset, duke rritur koston e tyre.
Shahini kërkoi rishikim të vendimit për kalimin e detyrueshëm të bizneseve në tregun e hapur teksa kërkoi nga Qeveria subvencione dhe mbështetje tjera për biznese, sidomos për ato prodhuese.
“Aleanca shpreh shqetësimet me vendimin e ZRRE-së, që i ngarkon drejtpërdrejt bizneset. Vendimi i tyre do të sjellë pasoja.
Rritja e cmimit është një rritje e madhe dhe detyrimi i kompanive me fitim mbi 10 milionë që të paguajnë 3-5 herë më shtrenjtë, kjo do të cenon konkurrencën dhe krijon pabarazi ekonomike,” tha ai/rtk
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...