Nesër, më 15.6.2021, do të rifillojnë bisedimet Kosovë-Serbi, përkatësisht do të takohen Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Edhe Qeveria e re e Kosovës, në bisedimet me Serbinë, po e vazhdon avazin e vjetër: Pa platformë politike, pa koncept të qartë për zgjidhjen e problemeve dhe me një papërgjegjësi të plotë karshi momentit historik për shtrimin e drejtë dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetura të pazgjidhura ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Deri sa faktorët e përfshirë ndërkombëtarë dhe Serbia po ngulmojnë që fillimisht të implementohet asociacioni i komunave me shumicë serbe, vërehet qartazi se Qeveria e Kosovës po përpiqet që t’i prolongojë bisedimet dhe ta ruaj status quo-në.
Në të dyja raste, nga situata e sotme, fituese do të dalë Serbia, e, natyrisht, humbëse Kosova.
Dhe kështu do të ndodhë deri sa Kosova të mos i shtrojë drejtë e me guxim çështjet e mbetura të pazgjidhura me Serbinë, përkatësisht deri sa ta përfshijë edhe Kosovën Lindore në bisedime, si çështje të pazgjidhur në raportet Kosovë-Serbi.
Reciprociteti në të drejta në paralelën Preshevë-Bujanoc-Medvegjë, në njërën anë, dhe Leposaviq-Zveç-Zubun Potok, në anën tjetër, është çelësi i vetëm i daljes nga rrethi vicioz i bisedimeve të pafundme Kosovë-Serbi.
Linjë ajrore Shqipëri – Kanada, Qeveria shqiptare firmos ven...
Fonsesca: Ligue 1 është një nga ligat më të mira në Evropë
BE merr vendimin, do të ngrijë për një kohë të pacaktuar ase...
Këto janë dy viktimat nga aksidenti tragjik në “Ibrahim Rugo...
Mjegulla mbi rrugët e Kosovës, policia del me një apel për v...
Rusia kundërshton planin e Evropës për t’i dhënë hua Ukrainë...