Lëvizja për Bashkim është në bisedime për koalicion parazgjedhor me partitë më të mëdha politike në vend. Por ende nuk ka vendosur se me cilën prej tyre do t’i hyjë garës zgjedhore.
Anëtar i Kryesisë së Lëvizjes për Bashkim, Kushtrim Sheremti ka thënë për lajmi.net se ky subjekt politik ka pasur biseda me PDK-në, AAK-në, Vetëvendosjen por edhe me LDK-në.
“Jemi në komunikim me subjekte të ndryshme, deri tash kemi pas biseda edhe kërkesa për koalicione prej partnerit aktual, pra prej PDK-së, njëkohësisht edhe prej Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Por që në të njëjtën kohë edhe subjektet tjera, përfshirë edhe Lidhjen Demokratike na janë afruar për të biseduar”, ka deklaruar Sheremeti.
Ai më tej ka thënë se ende Lëvizja për Bashkim ende nuk ka marr vendim final për koalicion.
“Nuk është që kemi marrë ndonjë qëndrim deri tani ose kemi finalizu negociatave. Por jemi në negociata të vazhdueshme dhe në fund do të jetë në diskrecionin e strukturave të partisë për ta marr vendimin final. Nuk kemi asnjë vijë të kuqe për asnjë subjekt politik”, ka shtuar Sheremti.
Përndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 11 qershor.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...