Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema ka dërguar një letër ku përmes saj ka sqaruar për opinionin pubik rreth dorëheqjes së prorektorit për mësimdhënie dhe çështje të studentëve, Naser Sahitit.
Dema ka njoftuar edhe njëherë se Sahiti ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kjo pozitë, shkruan Indeksonline.
“… Prorektori për mësimdhënie dhe çështje të studentëve, prof. dr. Naser Sahiti ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kjo pozitë. Arsyet e dorëheqjes së prorektorit Sahiti lidhen me mospajtimet tona rreth përgjegjësive që lidhen me fushën në të cilën ka qenë i angazhuar ai”, thuhet në letren e rektorit Dema.
Më tutje, në letrën e rektorit Dema sqarohet se përkundër dorëheqjes së tij, prorektori Sahiti ka ofruar bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm në çështjet në të cilat ka punuar deri me tani.
Me këtë rast, Dema ka falënderuar prorektorin Sahiti për angazhimin e tij dhe i uroj sukses në karrierën e mëtutjeshme akademike.
Ndryshe, gjatë ditës sot u raportua se Prorektori për mësim, Naser Sahiti ka dhënë dorëheqje për shkak të mospajtimeve me rektorin e UP-së, Marjan Dema.
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...