Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një letre dërguar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar që seanca për votimin e Qeverisë të mbahet me datën 3 shkurt.
Në letrën të cilën e ka siguruar Telegrafi, thuhet se Kurti kërkon që seanca të mbahet në ora 11:00.
Lidhur me kërkesën e Kurtit, Kryesia e Kuvendit të Kosovës nesër do të mbajë një mbledhje duke filluar nga ora 09:00.
Theksojmë se LVV dhe LDK ende nuk kanë arritur të bëjnë koalicion për formimin e Qeverisë, së fundmi këto dy parti kanë zhvilluar takim së bashku me ambasadorët e QUINT-it, mirëpo as ai takim nuk ka dhënë rezultate.
Ndryshe, mandatari Albin Kurti, ka takuar sot gjatë ditës edhe përfaqësuesit e minoriteteve në Kuvend, prej të cilëve ka kërkuar mbështetje për Qeverinë në ardhje.

BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...
Ushtarët çekë, moldavë dhe italianë të KFOR-it patrullojnë n...
Rasti “Banjska”: Gjykata shpall nesër aktgjykimin nën masa t...