Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se rruga Drenas-Komoran është lehtësuar për qarkullim dhe është e kalueshme.
Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes dhe respektim të shiritave për ndalim të qarkullimit në disa rrugë dhe pranë urave.
“Rruga Drenas-Komoran është lehtësuar për qarkullim, aktualisht niveli i ujit ka rënë dhe është e kalueshme. Ftoj qytetarët për kujdes dhe respektim të shiritëve për ndalim të qarkullimit në disa rrugë dhe pranë urave. Falënderoj qytetarët për respektim të urdhërave të organeve kompetente dhe kontribuesit për lehtësimin e gjendjes në këto vërshime të përmasave të mëdha në komunën e Drenasit”, tha Lladrovci./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Disa rrugë dhe ura të pakalueshme në Drenas, Lladrovci qytetarëve: Mos dilni pa nevojë
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...
Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë
Plani me 10 pika, Trump rrëzon një nga kërkesat e Iranit: Nu...
KQZ fillon ofrimin e shërbimit për ndërrimin e qendrës së vo...
Tahiri: 23 kandidatë në garë për KGJK, intervistat të martën...
Slot para ndeshjes me PSG: Nëse kemi ato 20 minuta si ndaj C...