Policia e Kosovës, ka arrestuar një person me shtetësi të Serbisë dhe Holandës, në Leposaviq, për posedim të narkotikëve.
Sipas Policisë, në banesën e M.V, janë gjetur katër paketime me substancë narkotike dhe para, 1200 euro dhe 12000 dinarë të Serbisë.
“Hetuesit policorë kanë arritur të lokalizojnë vendbanimin e të dyshuarit në Leshak të Leposavicit. Më pas policia ka kërkuar nga organet e drejtësisë urdhër për kontroll të banesës, pas pranimit të urdhrit policia ka kontrolluar banesën e të dyshuarit. Aty policia ka gjetur dhe konfiskuar: katër paketime me substancë që dyshohet të jetë kokainë me peshë të përgjithshme 1287 (njëmijë e dyqind e tetëdhjetë e shtatë) gr, dhe sekuestruar 1200 (njëmijë e dyqind) euro, 12 000 (dymbëdhjetë mijë) dinarë (monedhë e Serbisë) dhe dy telefona”, thuhet në komunikatë.
Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. Hetimet e rastit vazhdohen të hetohen nga Njësia e DHTN-së Mitrovicë Veri./arbresh.info/

Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës