Një person shtetas i Serbisë tentoi të kalonte kufirin në mënyrë ilegale me një automjet me targa të Serbisë.
Ndërsa kur Policia ishte duke e kontrolluar automjetin në të kishte gjetur dy makina bujqesore të traktorit, dhe me urdhër të prokurorit automjeti dërgohet në terminal doganor.
Njoftimi i plotë:
“Trsava,Leposavic, 21.10.2021-11:15. Raportohet se nga njësiti policor është ndaluar automjeti me targa serbe që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dy freza te traktorit për të cilat nuk kishte dokumente përkatëse. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa, automjeti është dërguar në terminalin doganor. Nuk raportohet për të arrestuar.” /arbresh.info/
Trump vendos tarifa të reja doganore për ilaçet e importuara
Palestra e Chicago Bulls kthehet në arenë shqiptare me “Xham...
Qeveria e risjell për miratim projektligjin për produktet ba...
Qeveria miraton projektligjin për sigurime shëndetësore në K...
Qeveria miraton Projektligjin për lehtësimin e rikthimit të ...
Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së n...