Ish-drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Basri Lenjani, ka hequr dorë nga gara për drejtor të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar. (SHSKUK).
Ai i kontaktuar nga Arbresh.info ka konfirmuar largimin e tij nga konkursi, duke treguar edhe arsyet e tërheqjes së tij.
Lenjani në përgjigjen e tij të shkurtër për portalin Arbresh.info, tha se është i vërtetë lajmi i publikuar, dhe vendimi për tërheqje nga gara është bërë për arsye subjektive dhe objektive.
“Po është e vërtetë që jam tërhiq nga gara sot, arsyet janë subjektive dhe objektive”, tha shkurt Lenjani.
Ndryshe, në listën e publikuar nga vetë SHSKUK në garë për drejtor të Përgjithshëm të SHSKUK-së ishin edhe ish-drejtorët e mëparshëm, Basri Sejdiu e Basri Lenjani.
Në listën e ngushtë për drejtor të SHSKUK-së, janë dhe drejtori i tanishëm i Klinikës së Gjinekologjisë Zef Ndrejaj. Në garë për drejtor të SHSKUK-së janë dhe Sanije Gashi, Elvir Azizi dhe Haqif Arifi./Arbresh.info/
LEXO EDHE
LAJMI I FUNDIT/ Basri Lenjani tërhiqet nga gara për drejtor të SHSKUK-së – Arbresh.info
Aksident mes dy kamionëve në Leposaviq, pa të lënduar
Dosja Epstein, Clintonët sot dhe nesër dëshmojnë para Kongre...
Arrestohet një person në Vërmicë për disa vjedhje të rënda
Zhduket një i mitur në Drenas
Tentim-grabitje me thikë në një market në Lipjan
Pranuan 400 euro ryshfet, arrestohen dy zyrtar të KEDS-it në...