Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është rrokullisur me traktor derisa ishte duke lëvruar arën e tij.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30 në fshatin Rakinicë të Skenderajt, shkruan Arbresh.info.
Më tej në raportin e 24 orësh policisë, bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në trajtim intensiv.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR Fsh. Rakinicë, Skenderaj 18.02.2024 – 14:30. Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore pasi është rrokullisur me traktor derisa ishte duke lëvruar në arën e tij. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në trajtim intensiv.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Ky është 39-vjeçari që vdiq dje në Llaushë të Skenderajt, so...
Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shma...
Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë