Një person ka pësuar lëndime trupore të martën në Ferizaj gjatë orarit të punës.
Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas Policisë së Kosovës, njësitet policore dhe Inspektorati i Punës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e incidentit.
“Ferizaj/29.04.2025-17:00 Raportohet se viktima mashkull kosovar gjatë punës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjeksor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore dhe inspektori i punës”, thuhet në raport./Arbresh.info
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira