Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc të Istogut

20:23 | 4 Prill 2026
Q L

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Tomoc të Istogut.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, teksa pesë persona kanë pranuar tretman mjekësor nga lëndimet e pësuara.

Lajmin për media  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Personat e lënduar janë dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe më pas disa prej tyre në emergjencë për trajtim të mëtejshëm”.

Shpërndaje në rrjete sociale