Aksident mes tri veturave ka ndodhur në autostradën në drejtim Prizren-Suharekë ku kanë mbetur të lënduar dy persona.
Rastin për portalin arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi për media nga Policia e Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 14:48, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, drejtimi Prizren-Suharekë (km i 24). Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia është duke kryer procedurat e duhura në vend-ngjarje”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Cakolli: Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e President...
Kaq para do të fitojë Amir Rrahmani me kontratën e re tek Na...
Nagavci përgjigjet pasi LDK e propozoi Osmanin për president...
Emrat për Bordin e AKP-së, Kadrijaj: Veç a ju shërbejnë juve...
Emërohen drejtorët e bordit të AKP-së, pa votat e opozitës
Modricit i nevojitet operimi, pas lëndimit të pësuar mbrëmë ...