Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka vizituar sot Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ( ASHNA).
Ai përmes llogarisë së tij në Facebook ka shkruar se kjo Agjenci ka rëndësinë e saj të veçantë dhe si e tillë do të trajtohet edhe me ligj.
“Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ka rëndësinë e saj të veçantë dhe si e tillë do të trajtohet edhe me ligj.Këtë premtim e përsërita edhe njëherë gjatë vizitës që i bëra ASHNA-s. Po punojmë sipas kompetencave, bashkë me dikasteret tjera, që kontrollorët ajrorë të kenë trajtimin meritor”, ka shkruar Lekaj.
Sipas tij, gjatë këtij takimi është informuar se ngritja e performancës në dhënien e shëbrimeve ka arritur në 12 %.
“Nga drejtori i këtij institucioni, Bahri Nuredini, u informova për ngritjen e performancës në dhënie të shërbimeve për mbi 12%, nga periudha e njëjtë e vitit paraprak. Këtë sukses dhe mbarë procesin e marrjes në kontroll nga autoritet tona, të hapësirës së ulët ajrore, do ta dëmtonte çdo shenjë proteste nga kontrollorët ajrorë. Prandaj pres profesionalizëm dhe maturi karshi procesit”, ka shkruar Lekaj./Arbresh.info
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës