Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se nuk i frikësohen mocionit ndaj qeverisë Haradinaj.
“Unë kam respekt për Z.Berisha, po nuk do të ketë mocion ndaj qeverisë. Ne i kemi votat për të qeverisur. I kemi më shumë se 61 vota në Kuvendin e Kosovës. Nuk i frikësohemi mocionit ndaj qeverisë Haradinaj. Ky koalicion ka ardhur si për të mirën e qytetarëve. Do të ketë prosperitet në përgjithësi”, tha ai”, tha ai.
Ai tha se qeveria e re do të fokusohet në zhvillimin e sektori privat.
“Nuk kemi ardhur këtu që të largojmë nga puna. Do të bëhen reforma të cilat do të jenë më efektive dhe në shërbim të qytetarëve”, tha Leka sot në IMAZH në RTK.
Sipas tij si qeveri presin që të ketë rritje që është e bazuar në barometrin e ardhshëm katër vjeçar. Ai ka folur edhe për ndryshimet që do të vijën nga qeverisja e re. “Do të ketë përmirësim të mirëqenies në Kosovë. Do të ketë investime”, tha Lekaj.
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik