Lekaj i ‘idhnohet’ Mustafës: Nuk ia fali kurrë që më ofendoi në ditën e Krishtlindjeve!

20:57 | 27 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-AAK, Pal Lekaj ka komentuar polemikat e fundit të cilat i pati me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa ku ky i fundit gjuhën e komunikimit të Lekajt e krahasoi me atë të drejtorit  të ashtuquajturës, Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq.

Lekaj në një Rrokum Roll tha se polemikat mes tij dhe kryeministrit Mustafa nuk është personale por për mbrojtje të parimeve të shtetit të Kosovës

“Sa i përket polemikave me kryeministrin Mustafa,nuk është punnë , por me i mbrojt parimet dhe shtetin e Kosovës’, tha Lekaj.

Madje ai tha se Mustafa i është idhnuar Lekajt veç pse e quajti bandit  Marko Gjuriqin, ku ka shtuar se i ka mbetur hatri që është ‘sulmuar’ nga ai në ditën e Krishtlindjeve.

“Mustafa më shumë më është idhnar pse e kam quajtur  bandit Gjuriq. Më ka mbetur hatri që më ka ‘sulmuar’ në ditën e Krishtlindjeve”, është shprehur Lekaj.

Veç kësaj Lekaj, tha se është e pakuptueshme që në ditën e Krishtlindjeve të mbahet Kuvendi i Forumit Rinor të LDK’së, kur kjo parti thirret si pasardhëse e presidentit historik Ibrahim Rugovës, e që për këtë ai thotë se LDK duhet të kërkoj falje.

E Lekaj ka thënë se kryeministri Mustafa është lëshuar në rrafsh personal e familjar me të, andaj ai ka potencuar se nuk do ia fal këtë.

“S’kam me ja fale këtë”, tha ai.

Lekaj, ne mes tjerash ka thane se kryeministri Mustafa nuk po sjellët qysh i ka hije një kryeministri, ndërsa ka lënë  të kuptohet se nëse ai punon për interesat e Kosovës  do të përkrahet nga vetë Lekaj dhe nga deputetët e AAK’së.

Shpërndaje në rrjete sociale