Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka njoftuar se ka firmosur dy kontrata për rehabilitimin e rrugës rajonale Gërlicë e Epërme – Shtërpcë – Brezovicë, por edhe të asaj që të të dërgon te qendra e skijimit.
Në një postim në Facebook ai ka shkruar se Brezovica është një pikë turistike mjaft e frekuentuar prandaj edhe ka nevojë për investime infrastrukturore.
“Dy të tilla janë gati për të filluar! Nënshkrova kontratat për rehabilitimin e segmentit të parë të rrugës rajonale Gërlicë e Epërme – Shtërpcë – Brezovicë (R115) dhe ajo për tek qendra e skijimit të Brezovicës (R210″
“Sezoni ndërtimor do të startojë me shumë punë në të gjitha anët e Kosovës”, ka shkruar ai.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...