Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, në dëgjimet publike me qytetarët e Junikut dhe Deçanit dëgjoi komentet dhe idetë e qytetarëve për autostradën e Dukagjinit. Duke marrë parasysh rëndësinë që ky projekt do të ketë jo vetëm për këtë rajon por mbarë Kosovën, Lekaj garantoi se sugjerimet e tyre do të merren parasysh në versionin final. Ai shtoi se autostrada përveçse shkurton rrugën mes qyteteve brenda vendit, lidhë edhe korridoret pan-evropiane.
Qytetarët e të dyja komunave janë njoftuar në detaje me të gjitha të dhënat rreth autostradës së Dukagjinit dhe nuk ngurruan të japin kontributin e tyre në debat.
Kryetarët e komunave, Agron Kuqi i Junikut dhe Bashkim Ramosaj i Deçanit, u shprehën të kënaqur që më në fund komunave të tyre po u jepet rëndësia e munguar nga qeveritë e kaluara.


Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...