Leja mjedisore për ndërtimin e hidrocentraleve mbi Kanionet e Osumit është e pavlefshme sepse i ka kaluar afati.
Vlerësimi i ndikimit në mjedis për ndërtimin e dy hidrocentraleve, ose ndryshe leja mjedisore është miratuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit në datën 26 mars të vitit 2015, por në pikën 8.2 të saj thuhet:
“Mosfillimi i aktivitetit brenda një periudhe dy vjeçare sjell për pasojë pavlefshmërinë e vendimit për ushtrimin e këtij aktiviteti”.
Pra leja mjedisore ka patur afat deri në në 26 mars të vitit 2017 dhe meqenëse deri në këtë datë ndërtimi i HEC-eve nuk ka filluar, kjo leje është bërë automatikisht e pavlefshme.
Sipas ligjit, koncesionari nuk mund të fillojë ndërtimin e hidrocentraleve pa marrë një tjetër leje mjedisore, e cila lëshohet nga agjencia kombëtare e mjedisit, një institucion në varësi të ministrisë së mjedisit. Nëse agjencia nuk e rionovon lejen e mjedisit, atëherë kontrata koncesionare është aktualisht e rrëzuar, shkruan Top Channel.
Ditët e fundit ministria e Mjedisit dhe ajo e Energjisë janë përfshirë në një ping-pong, duke u përpjekur të largojnë përgjegjësinë nga vetja. Në datën 8 janar, ministri i Mjedisit Blendi Klosi, përmes një memoje i ka kërkuar homologut të tij të Energjisë Damian Gjiknuri që të anulojë koncesionin. Këtë të mërkurë Ministria e Energjisë deklaroi se është e gatshme ta anulojë koncesionin nëse ministria e Mjedisit e shpall lejen mjedisore të pavlefshme dhe nuk e rinovon atë.
Por teksa qeveria luan ping-pong brenda vetes, dokumentet tregojnë se ajo i ka të gjitha mundësitë ligjore për ta ndalur shkatërrimin e Kanioneve të Osumit, duke filluar nga mosdhënia e lejes së mjedisit. Ajo që mbetet për t’u parë është nëse ka vullnetin përtej ping-pongut të përgjegjësive./Top Channel
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...