Subjektet politike nuk po shprehin sa duhet interesim për të paguar gjobat që u janë shqiptuar për raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.
Nga 219 mijë e 450 euro gjoba sa janë shqiptuar ndaj tyre nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, subjektet politike kanë paguar vetëm 54 mijë euro.
Kështu ka thënë për arbresh.info kryesuesi i sekretariatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mulë Desku.
Subjektet politike të cilat janë gjobitur dhe nuk kanë paguar ende asnjë cent janë: Lidhja Demokratike e Kosovës me gjobë në vlerë prej 70 mijë e 750 euro, Lëvizja Vetëvendosje me gjobë prej 23 mijë e 100 euro, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë me gjobë prej 14 mijë e 700 euro dhe disa parti të tjera të vogla e nga minoritetet.
Sipas Deskut subjektet politike të cilat kanë paguar një pjesë të gjobës janë PDK-ja, AKR-ja, dhe KDTP-ja
Ndërkaq, subjektet politike që kanë paguar në tërësi gjobat janë Lista Serbe, PDAK dhe PLE.
“LDK= 70,750.00 €,
PDK= 26,150.00 €. Ka paguar = 1,350.00 €, Pa paguar edhe 24,800.00 €.
LVV= 23,100.00 €,
AAK= 14,700.00 €,
AKR= 20,050.00 €. Ka paguar 11,300.00 €. Pa paguar edhe 8,750.00 €
ALTERNATIVA= 12,950.00 €,
NISMA= 6,950.00 €,
KDTP= 2,450.00 €, Ka paguar 2,250.00 €. Pa paguar edhe 200.00 €
PDAK= 250.00 €, Ka paguar ne tersi gjobën 250.00 €
PAI= 250.00 €,
LEV.PËR BASHKIM- LB= 250.00 €.
PLE= 300.00 € Ka paguar ne tersi gjobën 300.00 €
KTAP= 2,200.00 €
GISDP. O.Ivanovic= 500.00 €
Vlera e përgjithshme e gjobave siç bënë të ditur Desku është 219 mijë e 450 euro.
Sipas tij, pasi që PZAP-ja, ka shqiptuar gjoba ndaj subjekteve politike këto të fundit kanë paraqitur disa ankesa në Gjykatën Supreme por se kjo e fundit ka vërtetuar vendimet e PZAP-it.
“Për gjobat e shqiptuara nga PZAP-i ndaj subjekteve politike janë paraqitur disa ankesa ne Gjykatën Supreme , por te gjitha ankesat e parashtruara ndaj vendimeve te PZAP-it ne këtë Gjykate lidhur me gjobat e shqiptuara janë refuzuar nga Gjykata Supreme e Kosovës, respektivisht janë vërtetuar vendimet e PZAP-i”, ka thënë ai.
Zgjedhjet Lokale janë mbajtur më 22 tetor, ndërsa për komunat që kanë shkuar në balotazh zgjedhjet do të mbahen më 19 nëntor./arbresh.info/
Linjë ajrore Shqipëri – Kanada, Qeveria shqiptare firmos ven...
Fonsesca: Ligue 1 është një nga ligat më të mira në Evropë
BE merr vendimin, do të ngrijë për një kohë të pacaktuar ase...
Këto janë dy viktimat nga aksidenti tragjik në “Ibrahim Rugo...
Mjegulla mbi rrugët e Kosovës, policia del me një apel për v...
Rusia kundërshton planin e Evropës për t’i dhënë hua Ukrainë...