Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë priti në takim ndërmjetësuesin e BE-së në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Gjatë takimit u bisedua për ecurinë e procesit dialogues, me theks të veçantë për propozimin evropian në lidhje me normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi.
LDK-ja i jep përkrahje procesit të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-ve. LDK-ja rithekson se mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces.
LDK-ja përsërit se Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë dhe se asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Heqja dorë nga njohja është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kryeministrit Kurti dhe e institucioneve të tjera kushtetuese të Kosovës.
Në takim, kryetari Abdixhiku i kërkoi Lajçak i kërkoi sqarime në lidhje me tekstin e marrëveshjes së propozuar, në mënyrë të veçantë në lidhje me preambulën, me nenin 7, nenin 10 dhe me planin implementues të marrëveshjes së tanishme./arbresh.info/
lexo edhe:
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...