Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit me presidente Vjosa Osmani ku është diskutuar për datën e zgjedhjeve lokale ka thënë se kanë propozuar që zgjedhjet lokale të mbahen më 31 tetor.
“Ishte një takim siç e do tradita. Tetori është muaji i zgjedhjeve ne jemi gati për to kur do që mbahen. Por rekomandimi jonë është që 31 tetori të jetë data e zgjedhjeve. Por për ne është e pranueshme ç’do datë tjetër”, tha Abdixhiku, raporton arbresh.info.
Ai tha arsyeja pse kanë propozuar këtë datë është që zgjedhjet të përgatiten sa më mirë dhe meqë jemi në pandemi të ketë edhe vaksinim më të madh të qytetarëve.
Abdixhiku tha se presin që në zgjedhjet lokale të kenë rezultat shumë më të mirë se ato nacionale.
Presidentja Vjosa Osmani gjatë ditës ka takuar edhe kryetarin e VV-së, Albin Kurti dhe atë të PDK-së, Enver Hoxhaj.
Takim do të ketë edhe me përfaqësuesit e AAK-së. V.S/arbresh.info/
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...