Deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri propozoj mocionin për ndryshim të rregullores, për të mbajtur seancat në mënyrë elektronike.
Ky mocion u mbështet edhe Partia Demokratike e Kosovës, raporton arbresh.info.
Shefi I Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.
“Nëse s’ gaboj ne do ta mbajmë një mbledhje të kryesisë pas dy ditësh dhe një temë kaq e rëndësishme ma merr mendja që do të ishte e rrugës që të përfshihet në rend të ditës në mënyrë të rregullt”, u shpreh Krasniqi.
“Po e jap një propozim personal, ma urgjente se me miratu amendamentin që e ndryshon rregulloren e punës së kuvendit dhe që e mundëson zhvillimin e punimeve online dhe votimit online, në kohën kur kemi 10 deputet pozitiv me Covid-19 e kush e di sa të tjerë janë në fazë të inkubacionit. Po ashtu duke e ditur se kjo sallë nuk i plotëson të gjitha kushtet për të zhvilluar punimet në situatën pandemike në të cilën gjendemi, unë prapë po them nuk besoj se ka diçka më urgjente”, u shpreh Krasniqi.
Mirëpo pas kësaj kërkesë të deputetëve, kryetarja Vjosa Osmani ka thënë se duhet mbi 80 vota që të ndryshohet rregullorja e punës. E duke pas parasysh numri e vogël të deputetëve që po marrin pjesë në to, Osmani ka thënë se të martën dhe të mërkurën do të përpiqen të arrijnë një konsensus.
“Një gjë e tillë sot nuk mund të realizohet, meqë tekstin i ndryshimit të kësaj rregullore nuk është i gatshëm”, tha Osmani./arbresh.info
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...