Kanë mbetur edhe më pak se dy orë deri në përfundim të afatit për aplikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për ta marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë.
E deri tani kanë aplikuar vetëm tri subjekte politike duke dërguar edhe kandidatët për kryetar.
Burime të arbresh.info brenda KQZ-së kanë bërë të ditur se kanë aplikuar LDK, PDK, dhe LVV.
“Deri tani kanë aplikuar vetëm tri parti politike duke sjellë edhe kandidatët për kryetar të komunës së Podujevës. Kanë aplikuar vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosjes”, ka thënë ky burim.
Kujtojmë që këto tri parti politike edhe zyrtarisht kanë bërë publik emrat e kandidatëve për kryetar të komunës së Podujevës.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të garoj me Nexhmi Rudarin, Partia Demokratike e Kosovës me Naim Fetahun dhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Shpejtim Bulliqin./arbresh.info/
Shpejtim Bulliqi është kandidati i vetëm brenda Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës
Prangoset kosovari në Kukës, i kapen në kufi municion luftar...
FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” ...
Haliti: Kërkojmë të dimë kandidatin për kryeparlamentar para...
Zvicra paralajmëron për toksinë cereulide në produktet për f...
Bedri Hamza reagon për lirimin e Smakajt, Shalës dhe Fazliut...
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu