Lumir Abdixhiku është propozuar nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës si kandidat për kryeministër në zgjdhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Në një konferencë për media pas përfundimit të takimit, Abdixhiku ka theksuar se është propozuar nga Kryesia për në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së si kandidat për kryeministër.
“Te çështja e kandidatit të LDK-së nuk zgjati shumë diskutimi, ishte shkurt Kryesia e LDK-së konsideron se përderisa ka kryetar partie nuk ka nevojë të ketë tjetër kandidat për kryeministër. Prandaj më nominoi si propozim për Këshillin e Përgjithshëm të jem kandidat i LDK-së për kryeministër”.
“Në këtë pikë unë mora autorizimet që më takojnë dhe si kryetar, por rikonfirmova këto autorizime që të përpiloj listën hoqa dorë nga e drejta ime për renditen e listës, pra kur bëhet renditja ta keni të qartë se do ta bëjnë një grup më i madh i njerëzve në mënyrë që të mos ketë pakënaqësi kush është më para dhe kush më mbrapa”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku ka theksuar se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së u diskutuan për pesë pikat.
“Rezultatet e zgjedhjeve lokale ishte pika e parë që mori më së shumti kohë. Paraqitëm rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Dhamë vlerësimin për komunat që kemi fituar, si dhe dhamë mbështetjen për të gjithë kandidatët tanë”.
“Hapëm diskutimin për përgatitjen e zgjedhjeve nacionale. Folëm për organizimin e degëve dhe listën e kandidatëve për deputetë”. tha Abdixhiku. /Klankosova.tv
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...