Kandidati për Kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka hapur fushatën zgjedhore me një tubim masiv në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ndërsa Kosova i afrohet zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Kreu i LDK-së dhe njëherësh kandidat për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nga tash do të fillojë kapitulli i ri për vendin.
Në fjalimin e tij, Abdixhiku iu drejtua të pranishmëve me tone të shpresës për ndryshim, duke theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e Kosovës.
“Jemi mbledhur jo vetëm si pjesëtar të një lidhje politike, por si një shtëpi e bashkuar që ndërton të ardhmen e një vendi që duhet të qëndrojë krenar. Shënojmë fillimin e kapitullit të ri për Kosovën. Sot shënojmë ngritjen e së djathtës. Çfarë kemi nisur sot këtu, do të mbahet mend për gjenerata të tëra. LDK është ngritur në këmbë për të mos u ndalur asnjëherë, sepse kur LDK-ja ngritet në këmbë s’ka asgjë që e ndal. Sonte jemi para jush, jo vetëm si kryetar i katërt i LDK-së, jo vetëm si kandidat për kryeministër”.
“Por sonte jam para jush si një bir i kësaj toke, si një prind me ëndrra të mëdha për fëmijët e tij e fëmijët e Kosovës, e mbi të gjitha jam para jush si qytetar që refuzon të pranojë zymtësinë e vendit tim si normalitet të kohës”, tha ai./Arbresh.info
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...