Kryesia e Lidhjes Demokratike dega në Podujevë nesër do të mbaj takimin e parë pas dorëheqjes se Agim Veliut nga posti i kryetarit të Podujevës.
Arbresh.info mëson se më këtë takim kryesia e kësaj partie pritet të vendosë për emrin e kandidatit që do të kandidojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 15 marsit.
Mbledhja pritet të filloj në ora 13:00.
Ndonëse ende nuk është bërë publike emri i kandidatit, Ekrem Hyseni që tashmë është deputet i LDK-së dhe Vezir Januzi janë përmendur në opinion tash e sa ditë si emra potencialë.
Kujtojmë se Komuna e Podujevës ka shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme pas emërimit të ish-kryetarit të kësaj komunë Agim Veliut në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme./arbresh.info/
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...