Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari ka thënë se janë të lumtur që pikat e programit të Alternativës janë të koordinuara me programin e LDK-së.
“Ne si subjekti më i ri politik në Kosovë gjatë shqyrtimit të garimit në zgjedhjet e 11 qershorit për shkak të përshtatshmërisë së programit politik kemi vendosur që me LDK të hyjmë bashkë. Ne besojmë në parimet e programit tonë dhe mund të ju them se kjo marrëveshje është tërësisht e bazuar në parimet qeverisëse dhe udhëheqëse”, ka thënë ajo.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se kjo marrëveshje ngërthen në vetë shumë orientime të përbashkëta.
“Kanë të bëjn me zhvillimin e vendit, me perspektiven tonë, në fushën e zhvillimit ekonomik, tek sundimi i ligjit, tek integrimet evropiane atlantike. Më vije mirë që ndajmë preokupimet, synimet, aspiratat e përbashkëta në këto fusha dhe në fushat tjera”, ka thënë ai.
Ilir Deda nga Alternativa ka thënë se është e rëndësishme që po krijohet një bllok i ri politik që do ti jap fund pushtetit të PDK-së.
“Do të krijohet një frymë e re politike që do ti jap fund asaj që ka instaluar PDK. Mendoj që sfidat që do të na presin në mënyrë transparente do ti japim përgjigje par zgjedhjeve”, ka thënë ai./Arbresh.info.
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell