Ish kryeministri i Kosovës, tani kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka bërë të ditur se partia e tij nuk do të bëhet në asnjë variant pjesë e qeverisë Haradinaj.
Ai tha mes tjerash që kjo qeveri duhet të rrëzohet një ditë e më parë, shkruan arbresh.info.
Më tej Mustafa tha se LDK e përkrah dialogun, mirëpo nga opozita dhe me kriteret e definuara në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie.
Të dashur miq,
LDK në asnjë variant dhe me asnjë kusht nuk bëhet pjesë e kësaj Qeverie. Nuk bëhet pjesë e këtij ekipi negocues! Kjo Qeveri duhet të rrëzohet një ditë e më parë. LDK është partia më e madhe në Kosovë. LDK është në opozitë. Është unike dhe nuk i ka dy zëra. Nga opozita LDK e përkrah dialogun me kriteret e definuara në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.
Po e përsëris dhe ripërsëris një qëndrim të LDK-së që të gjithë e dinë por po mundohen ta manipulojnë për ta dëmtuar LDK-në. IM
Pakistani e Afganistani shpallin armëpushim për Bajramin pas...
Forbes: Shqipëria, një nga pesë vendet e vetme të NATO-s që ...
34-vjeçari vdes pasi goditet nga vetura në Prizren, arrestoh...
Policia shpall në kërkim dilerin e drogës
Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, z...
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji