Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka nderuar veprën e veprimtarit Xhemail Mustafa me rastin e 19 vjetorit të vrasjes së tij në varrezat e Gllamnikut në Podujevë.
Në emër të partisë foli Lutfi Haziri i cili vrasjen e tij e quajti tinëzare.
“E rëndë është që sot 19 vjet aktivisti unë u vra në mënyrë tinëzare dhe sistemi i drejtësisë nuk e zbardhi këtë rast”.
Ndërsa, në emër të familjes foli vajza e veprimtarit, Berjana Mustafa, e cila tha se familja e saj është e zhgënjyer në institucionet e vendit për mosndriçimin e vrasjes së babait të saj.
Ajo gjithashtu tha se rasti ka shkuar në Gjykatën Speciale ku edhe shpreson që ky institucion do ta dënojë vrasjen dhe nëse nuk ndodh atëherë zhgënjimi i tyre do të rritet.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...