Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka folur për nismën e partive opozitare për ta rrëzuar qeverinë e vendit, që udhëhiqet nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Rugova ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se ka ardhur “momenti i fundit” që Partia Demokratike e Kosovës të shkojë në opozitë për “minimum nja dy mandate”, për, siç është shprehur ai, dëmet që ky subjekt politik ia ka bërë vendit.
“Jemi duke bërë përpjekje që t’i bëjmë minimum 61 vota”, ka thënë ai, teksa ka folur për një mocion për rrëzimin e qeverisë.
“I kemi tani 58 vota. Na duhen 61 vota”, ka deklaruar Rugova.
“Ato 61 vota, po tentojmë t’i marrim edhe nga partitë politike që janë pjesë e koalicionit, apo edhe grupet minoritare”, ka theksuar deputeti i LDK’së.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit