Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se nëse AAK dhe Nisma tërhiqen nga PAN, atëherë hapen të gjitha mundësitë për bisedime.
“Zoti Haradinaj e ka marrë për jetë a vdekje pozitën dhe nuk besoj se e negocion postin e kryeministrit”, ka thënë Selmanaj, njofton Klan Kosova.
“Edhe po të na ofrohej posti i kryeministrit nuk shkojmë në një koalicion ku PDK është aty”, ka ritheksuar ai në Ora e Fundit.
“Nuk kam preferenca të caktuara se me kënd të bashkëpunojmë. Vendit i duhet të ketë një qeveri stabile”, ka vazhduar ai.
“Mund të punohet me Haradinajn dhe Limajn, me Kurtin mund të jetë më vështirë”, ka përfunduar Selmanaj intervistën në Klan Kosova.
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër
Theret me thikë një person në Mitrovicë të Veriut