Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të zbatohen të gjitha vendimet e institucioneve të drejtësisë për certifikimin kandidatëve dhe subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhje.
Arsyetimi i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim në KQZ se nuk kanë pas kohë të mjaftueshme dhe nuk kanë kapacitete për të zbatuar vendimin e Këshillit Gjyqësor i Kosovës është i paqëndrueshëm, sepse vendimet e institucioneve të drejtësisë duhet të zbatohen në tërësi, pa asnjë përjashtim, thuhet në reagimin e LDK-së.
LDK-ja kërkon nga subjektet politike në garë për zgjedhjet e 14 shkurtit, që ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe institucioneve të tjera të drejtësisë, për pastërtinë e listave zgjedhore nga ata që e kanë shkelur ligjin.
Për LDK-në asnjë parti politike dhe asnjë kandidat nuk është mbi ligjin dhe kjo vlen duhet të vleje per se cilen parti politike.
Lidhja Demokratike e Kosovës e dënon edhe fushatën linçuese kundër kryetares së KQZ-së, znj. Valdete Daka.
Ne kërkojmë nga institucionet e rendit dhe drejtësisë që të hetojnë dhe dënojnë të gjithë ata që po sulmojnë kreun e KQZ-së.
LDK-ja kërkon nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë si dhe ambasadat e vendeve mike që të dënojnë përpjekjen e Vetëvendosjes për kapjen dhe shantazhimin e institucioneve të pavarura./arbresh.info/
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...
Fillon seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi “Gje...
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...