Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot konferencë për media, ku u kërkua dorëheqja e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.
Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se LDK-ja kërkon që ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të dorëhiqet pas situatës së fundit të krijuar me tekstet shkollore.
Lushaku – Sadriu tha se LDK-ja e do dorëheqjen e Nagavcit edhe për shkeljet sistematike të ligjeve, Kushtetutës dhe anarkisë së krijuar në arsim.
“Një ministre dhe një qeveri e tillë është e dëmshme për Kosovën, prandaj ikja e saj do të duhej të bëhej menjëherë”, u shpreh ajo para gazetarëve.
Tutje, ajo tha se situata e krijuar së fundit po ndodhë për herë të parë në historinë e Kosovës, ku fëmijët po mbesin pa tekste shkollore.
“Sigurimi i teksteve shkollore dhe shpërndarja e tyre falas për nxënësit e nivelit të parë dhe të dytë është e paraparë me ligjin në fuqi, më saktë me Ligjin për Arsimin Parauniversitar. Përveç paaftësisë së qeverisë për menaxhimin e kësaj situate, kjo qeveri me këtë vendim i ka ikur përgjegjësisë duke i ngarkuar prindërit dhe duke shkelur ligjin në fuqi”, tha Lushaku – Sadriu./Arbresh.info/
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...
Tërhiqet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet gjysmëf...
KQPZh: Nga gërmimet në Rahovec gjenden mbetje mortore, por n...
Grenell i reagon Vjosa Osmanit: Po gënjen
“Ambassador for a Day”/ Haxhiu dhe Hargreaves diskutojnë për...
Begaj ndjek zhvillimet në Lindjen e Mesme, fokus te siguria ...