Edhe një dekadë pas shuarjes, Shërbimi Informativ i Kosovës dhe puna që kreu, vazhdon të mbetet mister jo vetëm për qytetarët, por edhe për vetë institucionet e shtetit.
Është hera e tretë që Vetëvendosje po tenton të mbledhë nënshkrimet e duhura që t’i heqë dilemat rreth këtij organizmi, raporton KTV.
Vetëvendosjes synon që t’i gjejë përgjigjet, se cila ka qenë baza ligjore e veprimtarisë së SHIK-ut, cilat ishin procedurat dhe mënyrat e mbledhjes, klasifikimit dhe përdorimit të informacionit, si janë financuar aktivitetet e punonjësve të SHIK-ut, kujt i kanë dhënë përgjegjësi dhe kujt i kanë raportuar krerët e tij dhe ku janë arkivuar dokumentet e tyre.
Këtë javë, edhe zyrtarisht VV-ja u ka dërguar shkresa 3 partive parlamentare, LDK-së, AAK-së dhe NISMËS, për të marrë mbështetje në nismën e cila tashmë ka 31 nënshkrime.
Por, LDK-ja thotë se nuk ka logjikë të kërkohet hetim parlamentar në kohën kur në krye të legjislativit ndodhet vetë ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, në “Rubikon” të KTV-së ka thënë se hetim do të mund të bëhet në legjislaturën e ardhshme, kur ata të jenë në pushtet e agjentët e SHIK-ut të mos kenë më role udhëheqëse në vend.
Kohavision ka provuar të marrë një qëndrim nga AAK-ja nëse do ta mbështesë nismën e Vetëvendosjes për hetimin e SHIK-ut, por shefi i deputetëve të tyre, Ahmet Isufi, ka zgjedhur të heshtë.
Por, Vetëvendosje thotë se nuk do të dorëzohet dhe nëse nuk arrin të sigurojë edhe 9 nënshkrimet e duhura, atëherë do të provojnë me propozim parlamentar, veçse për këtë formë, u duhet përkrahja e shumicës së thjeshtë.
Mijëra çekë në protestën më të madhe antiqeveritare që nga v...
Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në prang...
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trumpit
Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do t...
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë