Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, lidhur me vendimin për subvencionim të teksteve shkollore.
Gashi këtë vendim e ka quajtur anti-ligjor, teksa Qeverinë e ka quajtur të paaftë për ta menaxhuar situatën e teksteve shkollore.
Në një konferencë për medie, Gashi ka thënë se ky “keqmenaxhim” u ka shkaktuar dëme ekonomike e emocionale prindërve.
“Ata u sollën në mënyrë jo institucionale, duke i pamundësuar Kuvendit që të shohë se ku janë problemet në lidhje me librat dhe cilat janë veprimet dhe mosveprimet që i ka bërë Qeveria”.
“Qeveria është në shkelje të ligjit për tekste shkollore dhe në shkelje të ligjit parauniversitar. Kjo është një shkelje shumë e rëndë që Ministria po e bën dhe për këtë do të përballen sipas gjitha gjasave edhe me ndjekje penale ministrja e Arsimit”.
“Mendoj që paaftësia e qeverisë për ta menaxhuar këtë proces ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik dhe dëm emocional për prindërit dhe nxënësit i cili është dëm pariparueshëm”, ka thënë ai./EO
Zvicra përballë sfidës së identifikimit të viktimave të zjar...
Osmani bën homazhe pranë arkivolit të Nexhat Dacit
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Shkodër, dy të vdekur dhe k...
Policia e Kosovës arreston një person në kërkim nga autorite...
KQZ drejt fundit të numërimit: Ja kandidatët më të votuar de...
“Kishte rrëshqitur” – Policia jep detaje të reja për rastin ...