Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë se kjo parti nuk ndihet e anashkaluar nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli në procesin e transformimit të FSK-së. Edhe pse kreu i LDK-së Isa Mustafa nuk është dukur askund në këto zhvillime, Rugova ka thënë se ushtrinë po e bëjnë institucionet e vendit.
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po ndjehet e anashkaluar në procesin drejt formimit të ushtrisë, projektligjin e të cilit kreu i vendit Hashim Thaçi ia dorëzoi sot kryeparalemntarit Veseli.
Madje shprehen të sigurtë se kjo çështje nuk ndikon aspak në raportet e tyre si partner koalicioni, por që theksojnë se trasformimn e FSK-së në Ushtri nuk po e bën Partia Demokatike e Kosovës por institucionet e vendit.
Nënkryetari i LDK-së Haki Rugova tha të martën për Express se nuk ka rëndësi kush e dërgon projektligjin për ushtrinë, e rëndësishme sipas tij, është vetëm formimi i saj.
“Ushtrinë nuk e formon PDK-ja e as LDK-ja por atë e formojnë institucionet e Kosovës. Nuk ka rëndësi se kush e ka dorëzuar projektligjin për ushtrinë, ata që janë akterë kryesor për këtë çështje edhe e kanë dorëzuar” u shpreh Rugova.
LDK siç bëri të ditur ai, nuk ndjehet keq për këtë çështje, por mjafton që siç tha nënkryetari i LDK-së Haki Rugova, FSK të transformohet në ushtri.
Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është paraparë që prej më shumë se dy vjetësh, por ajo nuk mundi të krijohej pa ndryshimet Kushtetuese që kërkojnë mbështetjen e dy të tretave të deputetëve. Kujtojmë se Lista Serbe ka qenë pengesa kryesore drejt formimit të ushtrisë.
Presion dhe kanosje ndaj votuesve raportohet në Mitrovicë të...
Zelensky thotë se Rusia ‘nuk dëshiron paqe’, për...
Rama: Shqipëria 54 vende më lart në qeverisjen digjitale
Plagoset me armë zjarri një person në Suharekë, arrestohen p...
Kandidati i PDK-së për kryeministër voton në Mitrovicë të Ju...
Kurti: Pjesëmarrja në votime reflektohet edhe në cilësinë e ...