Përplasjet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës po rriten sa më shumë që po u afrohemi zgjedhjeve që kjo parti duhet t’i mbajë në vitin e ardhshëm, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Në dy ditët e fundit pjesë e konfrontimeve është bërë edhe nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri, si dhe deputetja Vjosa Osmani.
Këtë herë “mollë sherri” në mes të përfaqësuesve të LDK-së ka qenë ideja për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.
Dalja e deputetes Osmani kundër shkëmbit të veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës e ka nxitur Hazirin që ta sulmojë atë përmes një shkrimi në rrjetet sociale.
“Nuk po çuditna me Armend Zemajn e Haxhi Avdylin, por po çuditna me këtë nusen e Preshevës, vendlindjes së Idriz Seferit, e cila po shet mend te Boletini i Kosovës, duke e harruar vendlindjen e kolosit të Karadakut që sot gjendet në Serbi”, ka shkruar Haziri, shkruan më tutje “Zëri”.
Ndaj këtij shkrimi ka reaguar deputetja e LDK-së, duke thënë se para se të jetë nuse e Luginës është bijë e Mitrovicës.
“Para se të jem nuse e Preshevës unë jam bijë e Mitrovicës. Atyre që i bëjnë argat idesë së ndarjes do t’u thosha marre ju qoftë, por kurrë në jetën e tyre nuk kanë pasur as marre e as fytyrë”, ishte kundërpërgjigja e Osmanit ndaj Hazirit.
Osmani po ashtu ka thënë edhe se qëndrimet e saj janë qëndrime të LDK-së dhe që mbrojnë shqiptarët e Luginës nga gënjeshtrat e Hazirit dhe të Hashim Thaçit.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër