Lidhja Demokratike e Kosovës nesër do të mbajë akademi përkujtimore për ish-nënkryetarin e LDK-së dhe ish-kryetarin e Istogut, Fadil Ferati.
Sipas një njoftimi në Facebook, LDK-ja ka njoftuar akademia mbahet në orën 12:00, në Memorialin “Ibrahim Rugova”, në Istog.
“Nesër (e enjte), me rastin e 15 vjetorit të ndarjes nga jeta të ish-nënkryetarit të LDK-së dhe ish-kryetarit të Istogut, Fadil Ferati, nën patronatin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dr. Lumir Abdixhiku organizohet Akademi Përkujtimore”.
“Akademia mbahet në orën 12:00, në Memorialin “Ibrahim Rugova”, në Istog. Ndërsa në orën 11:30, organizohen homazhe te varri i veprimtarit Fadil Ferati, në Gurrakoc”, thuhet në njoftimin e LDK-së./Arbresh.info
Biblioteka Kombëtare me ekspozitë `KFOR and Kosova +25`
Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...