Vendosja e taksës nga Qeveria e Kosovës ka nisur si “Aksham Pazar”, dhe si e tillë edhe do të vazhdoj ka thënë deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.
Në një intervistë për arbresh.info, Selmanaj, ka thënë se mos thirrja e seancës ende për platformën e dialogut e cila është dorëzuar tash e një javë tregon më së miri se agjenda shtetërore nuk është primare për krerët e institucioneve.
“Ne e kemi marr platformën, por më deklaratat dallues mes tyre ata nuk kanë kohë mu marr me seanca. Agjenda shtetërorë nuk është primare për ta.
Ne kemi vendime për platformë të këtij ekipi turistik. Këta që sot qeverisin nuk kanë agjenda shtetërorë por personale. Kushtetuta ja njeh këtë të drejt, kamë përshtypjen që Presidenti po luan më popullin duke mbetur mirë me disa sektor dhe vendosur që të hesht. Ai po mundohet të jetë i mirë më të gjithë gjitha këto po i bënë si përpjekje që interesat e tyre personale i kanë vendosur parimore. Ne mendojmë se kjo është një lojë politike, ata e kanë fillua këtë më pazare dhe më telefonata e kanë nis si “Aksham Pazar” dhe do të vazhdoj ashtu. Kjo zhurmë dhe kjo qasje me fyerje ndaj njeri-tjetrit është lojë e tyre edhe këta nuk din ndryshe, këta dinë më vendos në pikëpyetje raportet më miqtë tanë për interesa të tyre dhe duhet të kenë qasje të burrështetasve për interesa të Kosovës, e jo kështu më lojëra”.
Deputeti Selmanj, tutje ka shtuar së Veseli, Thaçi e Haradinaj hallin e kanë tek votat dhe nuk po e shohin dëmtimin që po e bëjnë në raportet më miqtë e Kosovës.
Ai ka treguar se LDK-ja nuk do ta votoj platformën për dialog, ndërsa për të dal nga kjo gjendje Kosova, Selmanaj tregon qëndrimin e LDK-së për një Qeveri gjithëpërfshirës deri të shkuarja në zgjedhje të reja.
“Sa ma shpejt që të shkon kjo Qeveri është shpëtim për vendin. Sidomos raporti i tyre më miqtë tanë tregon se të tillët s’meritojnë të jenë në institucione të Kosovës. Këta as Veseli, as Thaçi e Haradinaj nuk e kanë hallin e Kosovës, por halli i tyre janë votat dhe interesat e tyre. Kjo Qeveri ka fillua si Qeveri skandaloze dhe po vazhdon si e tillë pasi që Qeveri më të dobët nuk kemi pas. LDK-ja nuk e përkrah as Ekipin e as platformën. LDK-ja e ka të qartë se vetëm zgjedhjet do të shpëtojnë Kosovën. Nëse s’duan zgjedhje kemi ofertën për një Qeveri ku përfshihen të gjithë në të kundërtën ky ekip turistik nuk mund ta përfaqësoj Kosovën as përreth Kosovës e le më në Bruksel. Kosovës nuk i duhet kjo, Kosovës i duhet Qeveri legjitime. Këta po provojnë se me lojëra politike ta mbajnë vetën në krye të vendit e kjo si duhet Kosovës”, ka përfunduara Selmanj./Vlora.Selimi/Arbresh.info/
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...