Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka thënë se partia e tij nuk e pranon presidentin e vendit, Hashim Thaçi, si udhëheqës të palës kosovare në dialogun përfundimtar me Serbinë, që do të zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Beqiri është pyetur në emisionin “DPT Te Fidani”, se përse është LDK’ja kundër Thaçit.
“Nuk është puna që kemi problem me Hashimin”, është shprehur Beqiri.
“Zoti Thaçi nuk simbolizon, fatkeqësisht, unitetin dhe besimin”, ka thënë ai.
“Kjo është e rëndësishme… Kur e përkrah dikë, duhet të kesh besim në të”, ka theksuar Beqiri.
“Ne jemi djegur 2-3 herë nga Thaçi”, ka deklaruar Beqiri në T7.
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë