Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka ftuar qytetarët që të verifikojnë njehsorët e energjisë elektrike në shtëpitë e tyre, për të identifikuar çdo mospërputhje të mundshme.
“Kontrolloni nëse ora e shfaqur në njehsor përputhet me orën reale në telefonin tuaj.Nëse vëreni mospërputhje bëni fotografi ose video si dëshmi, dërgojini ato tek anëtari ynë Visar Azemi”, thuhet në njoftim.
LDK ka bërë të ditur se të gjitha faktet e mbledhura do të dorëzohen në KEDS dhe KESCO, ndërsa më pas çështja do të procedohet edhe të Prokuroria e Kosovës.
“Kjo çështje nuk mund të trajtohet si gabim teknik, qytetarët meritojnë transparencë dhe drejtësi. Çdo dyshim për abuzim duhet të hetohet dhe çdo përgjegjës duhet të mbajë llogari”, thuhet tutje në njoftim.
Përparim Rama, Kurtit: Qiti paret, Kryeministër
Kurti uron Dardanët pas fitores: Kampionati Botëror kurrë s’...
Osmani pas fitores ndaj Sllovakisë: Historike! “Dardanë, fal...
Abdixhiku pas fitores së Kosovës ndaj Sllovakisë: Një ndeshj...
Shqipëria e pafat! Polonia i përmbys kuqezinjtë dhe i elimin...
Fitore historike në Bratislavë, Kosova një hap larg Kampiona...