Dyzet pika të rendit të ditës do t’i kenë përpara deputetët e Kuvendit ditën e enjte, kur edhe zyrtarisht nis sesioni vjeshtor, raporton KTV.
Por, për dy partitë opozitare LDK-në dhe Vetëvendosjen nuk ka kuptim që Kuvendi t’i kthehet normalitetit, derisa ka gjëra më të rëndësishme që, sipas tyre, duhet të vendosen para se të shqyrtohen ato 40 pika të mbetura nga sesioni pranveror i Kuvendit.
Avdullah Hoti thotë se Kuvendi është marrë peng nga kryetari, i cili nuk e po thërret seancën e jashtëzakonshme të opozitës.
Edhe lëvizja e Albin Kurtit insiston që të vazhdohet me seancën e jashtëzakonshme të opozitës, para asaj seancës së rregullt të paraparë për të enjten.
Por, ndryshe nga LDK-ja e Vetëvendosje, mendjen e ka ndarë PSD-ja, ata do të jenë pjesë e seancës së rregullt të Kuvendit./KTV/
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...