Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas raportimeve se kandidati isaj për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka lidhur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për balotazh.
LDK ka bërë të ditur se nuk ka autorizuar dhe nuk autorizon asnjë koalicion lokal pa ndjekur procedurat statutare të partisë, transmeton Arbresh.info.
Veprimet e Xhaferit, LDK tha se janë individuale dhe të papranueshme.
“Lidhja Demokratike e Kosovës njofton anëtarësinë e vet dhe publikun e gjërë se nuk ka autorizuar dhe nuk autorizon asnjë koalicion lokal pa ndjekur procedurat statutare të partisë. Veprimet e kandidatit tonë në Vushtrri për të lidhur koalicion me një parti tjetër, janë veprime individuale, të papranueshme dhe në kundërshtim me procedurat statutare të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thuhet në reagimin e LDK-së.
LDK-ja pret që fillimisht të analizohet performanca e kandidatit dhe e Degës së Vushtrrisë, dhe pas këtyre hapave të marrë vendimet përkatëse.
“Veprimet e tjera, sikurse ky i sotmi, janë pa ndonjë vlerë dhe në kundërshtim me praktikën demokratike të LDK-së. Si të tilla, ato do të marrin trajtim procedural sipas Statutit pas përfundimit të garës lokale. LDK-ja tani është e fokusuar në garën e saj elektorale të balotazhit dhe jo në garën e partive tjera”, thuhet në reagim./Arbresh.info
Vala e të nxehtit në Australi, Melburni përgatitet për ditën...
Babai raporton zhdukjen e vajzës që nga dhjetori në Gjakovë
Benita i shpreh pëlqim Klodit, flet edhe për Endrin: E shkua...
Militao ende nuk është gati për rikthim – është ndalur...
Dokumente, armë dhe para/ Policia jep detaje për aksionin në...
Zbulohen prapaskenat e operacionit financiar të Real Madridi...